Flash

Pesë lojtarë pozitivë me Covid 19 në Spanjë: 16% e lojtarëve janë imunë

Lapsi.al 10 May 2020
Pesë lojtarë pozitivë me Covid 19 në Spanjë: 16% e
Pesë lojtarë të Liga e Segunda Division janë gjetur pozitivë me Covid 19 pas tamponeve të kryera përpara nisjes së stërvitjeve personale. Bëhet fjalë për lojtarë të gjithë pa simptoma e në fazën finale të sëmundjes, identiteti i të cilëve - specifikon La Liga në komunikatë - nuk është bërë i njohur konform ligjit për mbrojtjen e të dhënave. Mes zbulimeve gazetareske e pranimeve nga vetë lojtarët janë mësuar katër emra: Renan Lodi (Atletico Madrid), Alex Remiro (Real Sociedad), Yangel Herrera (Granada) e Joel Robles (Betis). Këto të dhëna janë transferuar nga La Liga në Këshillin sportiv superior (CSD) e Ministrinë e shëndetësisë. Idea është që kampionati të nisë në 12 qershor kur të jetë bërë më shumë se një muaj stërvitje, kohë e rekomanduar nga autoritet sanitare. Data nuk është aprovuar ende nga Ministria e Shëndetësisë, por klubet janë lajmëruar, ndërsa në 19 qershor është data alternative. Sipas "Tiempo de Juego", janë rreth 160 futbollistë imunë, që do të thotë rreth 16% mes mbi 1.000 lojtarëve mes Divizionit të Parë e të Dytë. Mes këtyre, si e kanë pranuar vetë në rrjetet sociale, janë futbollistët e Betis Alfonso Pedraza e Juanmi Jimenez. Pesë lojtarët pozitivë kanë vetëm pak rrufë, kështu që mund të përfshihen shpejt me grupin. Sipas protokollit të sigurisë, lojtarët e infektuar duhet të bëjnë karantinën në shtëpi, duke zhvilluar të njëjtën ngarkesë fizike që kanë bërë deri tani, duke ndjekur instruksionet e klubit, për ata që janë futbollistë.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI