Flash

Uefa mohon deklaratat e Aulas: "Juve-Lyon nuk ka asnjë datë të përcaktuar"

Lapsi.al 10 May 2020
Uefa mohon deklaratat e Aulas: "Juve-Lyon nuk ka asnjë datë

Juventus-Lyon në 7 gusht, por ndoshta jo. Uefa ka ndërhyrë me forcë për të mohuar deklaratat e para mbi datën e ndeshjes së kthimit të 1/8 të finales së Champions League për tu luajtur në Torino, coi me bardhezinjtë që duhet të përmbysin 0-1 e 90 minutave të para në Francë. "Asgjë nuk është vendosur, asgjë prej gjëje", ka thënë një zëdhënës i Uefa pas kërkesës për konfirmimin e datave të Champions League. 7 gushti megjithatë është data që del e lirë nëse programet e ndryshme për të rifilluar kampionatin ecin me sukses.

Njoftimin në fakt e bëri Aulas, presidenti i Lyon, por në kundërshtim me zyrtarizimin e kreut të klubit francez, Uefa bën të ditur se bëhet fjalë vetëm për një hipotezë, pavarësisht se është rrjedhojë e llogarive mbi rinisjet e kampionateve që për momentin duken ende larg. Kështu, qendrimi zyrtar i UEFA-s deklaruar përmes zëdhënësit të saj është se "asgjë nuk është vendosur akoma".

EDHE LYON SQARON: KOMUNIKATA

"Olympique Lyonnais po pret me padurim finalen e Coupe de la Ligue, me shumë mundësi në fillim të gushtit, që do ti lejojë, ndryshe nga skuadrat e tjera, të përgatisë këtë pjesë esenciale të sezonit. Lyon ndjen keqardhjen se do ti duhet të përballet me një përgatitje ndryshe nga ajo e konkurentëve të tij europianë, që kanë nisur tashmë stërvitjet".

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI