Flash

Në Spanjë janë të sigurtë: Pjanic e Lautaro do të luajnë tek Barcelona

Lapsi.al 11 May 2020
Në Spanjë janë të sigurtë: Pjanic e Lautaro do të

Interesimi i madh i Barcelonës për Lautaro Martinez, nuk është i vetmi që prej Serie A, sepse në shënjestër të katalanasve është njëkohësisht edhe Miralem Pjanic. Sipas "Mundo Deportivo", blaugrana janë në kërkim të një goditje dyshe dhe lëvizjet janë konkrete. Optimizmi i Barcelonës niset nga fakti që të dy lojtarët kanë treguar dëshirën për tu transferuar në Liga. Nyja e bisedimeve mbetet e lidhur me lojtarët në shkëmbim për ti ofruar Juventus e Inter.

Për boshnjakun Juventus kërkon 70 milionë, por akordi mund të arrihet edhe me 60. Barcellona kërkon të fusë një lojtar në tratativë dhe bardhezinjtë kanë qenë të qartë se duan brazilianin Arthur. Drejtuesit blaugrana nuk duan të privohen nga një mesfushor i ri me shumë prespektivë e insistojnë për të ulur cmimin me Rakitic apo Vidal. Por pavarësisht këtij ngërci bisedimet shkojnë përpara dhe duken pranë një konkluzioni pozitiv.

Në rastin e Lautaro, i sponsorizuar nga emrat e mëdhenj të Barça, Leo Messi mbi të gjithë, problemi mbetet klauzola e zgjidhjes së kontratës fiksuar në 111 milionë. Drejtuesit katalanas duan të ulin sa më shumë të jetë e mundur pjesën cash të operacionit, duke marrë në konsideratë edhe shifrën që duhet të paguajnë për Pjanic.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI