Flash

"Nuk qurravitemi për të shpëtuar": Flamurtari dhe tre klube të tjerë kundër rifillimit të futbollit

Lapsi.al 12 May 2020
"Nuk qurravitemi për të shpëtuar": Flamurtari dhe tre

"Qeveria sigurisht që merr masat e saj në këtë situatë. Federata do patjetër që të jetë e para tek UEFA, por të parët që ndëshkohemi jemi ne". Ka qenë i drejtpërdrejtë Administratori i Flamurtarit, Sinan Idrizi, në kundërshtimin e nisjes së kampionatit, duke u pozicionuar ndaj tentativës së Federatës Shqiptare të Futbollit për të rinisur sa më shpejt futbollin, për ti dhënë fund emergjencës koronavirus. Institucioni i futbollit është në garë me kohën, duke shtyrë edhe autoritetet shëndetësore të japin aprovimin, por sic duke më parë duhet të fitojnë besimin brenda komunitetit të tyre me të paktën katër klube kundër rinisjes së kompeticionit: "Në datën 18 maj vijnë këtu, tre muaj kanë qëndruar në shtëpi, të vijnë një ditë të bukur të luajnë futboll" ka ironizuar Idrizi.

"Nëse të vjen dikush këtu në Vlorë dhe sëmuret, del pozitiv nga testi i tij. Nëse ai do të pretendojë që këtë sëmundje e ka marrë në Vlorë, do të jemi ne ata që ndëshkohemi, penalisht e materialisht. Pastaj është e vështirë që të gjesh nga një makinë për çdo lojtar për ta çuar në fushën e stërvitjes, është vështirë të gjejmë nga një hotel me nga një dhomë për secilin, është vështirë që të gjejmë një restorant të hapur që mund t’i plotësojë kushtet", shpjegoi administratori i Flamurtarit. Por në fakt klubet që mbështesin këtë tezë janë më shumë. Kukësi nën kampion i vendit është gjithashtu kundër, i frikësuar nga kushtet që do të duhet të përballojë, në rast se futbolli rinis. Edhe Luftëtari është gati të pranojë kapitullimin pa kushte, duke firmosur për verdikte në bazë të renditjes aktuale, gjë e cila e fundos në Kategorinë e Parë klubin gjirokastrit.

Kjo ndoshta mund të ndodhte edhe me skenarin tjetër, atë të futbollit të luajtur, ose ekziston edhe varianti tjetër konspirativ, që klubet që rrezikojnë rënien janë të gatshëm të rrezikojnë, për të patur një shans në ngrirjen e rrëzimeve nga Kategoria, duke e bërë sezonin e ardhshëm me 12 skuadra Superioren. Megjithatë, Idrizi mundohet të saktësojë se qendrimi i tij nuk lidhet me këtë fakt: “Nuk ka kuptim që të luajmë në qershor apo në korrik. Ne jemi të fundit, nuk kemi asnjë pretendim. Do të thotë që nëse ne kemi humbur në fushë, gjithë këtë kampionat kemi bërë një gjë të shëmtuar, nuk kemi pse të kërkojmë tani të qurravitemi dhe të tjera si këto që të fitojmë diçka nga tavolina. Ajo kërkesa jonë për ta bërë kampionatin me 14 ekipe nuk është për këtë vit, është për vitin tjetër. Do të ishte një qëndrim që nuk është i merituar".

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

93.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Arrestimi në Francë prish qetësinë e Ergys Agasit në Shqipëri

Arrestimi i Ermal Beqirit në Francë ka shkaktuar panik te rrjeti i ish-drejtuesve të AKSHI-t, ndërsa burime bëjnë me dije se Ergys Agasi po kërkon një vend të ri për t’u fshehur nga frika se komunikimet e sekuestruara të Beqirit mund të hapin një kapitull të ri në dosje.

16:31

Me sytë katër

PAPARAZZI