Flash

Beto, nga kombëtarja e Argjentinës në varfëri të plotë: "Ushqehem me galeta"

Lapsi.al 13 May 2020
Beto, nga kombëtarja e Argjentinës në varfëri të

Në 20 prill 1986 një dygolësh historik i tij kundër Romës, kur luante për Lecce që kishte rënë nga kategoria, dënonte kryeqytetasit të braktisnin ëndërrën titull të fituar nga Juventus. Sot Juan 'Beto' Barbas vuan urie në Argjentinë, pa punë prej dy muajsh për shkak të Covid-19: "I kaloj orët duke menduar, ndonjëherë më kap depresioni - ka deklaruar ai në një intervistë për Clarìn - Ndonjëherë pyes veten cfarë do ti them pronarit të apartamentit, si të shkoj në supermarket, cfarë do të ha në mbrëmje. Shpesh e kaloj vetëm me një caj e ndonjë galetë në kripur".

Përvec salentinëve (pesë sezone mes 1985 e 1990), Barbas ka qenë një flamur i Racing të Avellaneda në vitet '70 e '80. Në atdhe e kujtojnë mbi të gjitha se ka qenë mes protagonistëve të Selecciòn Under 20 kampion bote në 1979, përvec shok i Maradonës në kombëtaren e parë në Botërorin 1982.

Tani në moshën 60 vjecare, është koordinator i moshave të Almirante Broën (divizioni i tretë argjentinas), por për shkak të pandemisë është pa punë nga marsi: "Jetoj me atë që fitoj tek Almirante e kam nevojë për një rrogë për tu ushqyer. Ka shumë persona që po përjetojnë momente më të këqija, e di, por ky është realiteti im. Shumë besojnë se vura pasuri, por paratë e dikurshme nuk janë ato të tanishme. Më mjaftuan për të jetuar mirë e për të blerë një shtëpi të bukur, ku jetojnë ish-gruaja e vajza ime. Kështu, tani kam nevojë të punoj për të paguar qeranë e për tu ushqyer".

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI