Flash

Klopp, dilemën e bën enigmë: "Messi më i miri, Ronaldo lojtari perfekt"

Lapsi.al 13 May 2020
Klopp, dilemën e bën enigmë: "Messi më i miri, Ronaldo

Kush është më i miri? Messi apo Cristiano Ronaldo? Pyetja që torturon futbollin modern ka mbërritur edhe tek Jurgen Klopp, tekniku më i famshëm i momentit. E gjermani i Liverpool e ka zgjidhur nyjen në mënyrë ekzemplare. "Messi është më i miri i të gjithëve, por Cristiano është futbollisti perfekt. Shpjegimi është i thjeshtë - ka thënë tekniku i Reds për Freekickerz - . Kam luajtur kundër të dyve e janë gati të pamarkueshëm: nëse duhet të pikturoj një lojtar perfekt, do të kishte lartësinë, shpejtësinë e shkëputjen e Ronaldos. Kësaj i shtohen edhe profesionalizmi e sjellja e tij, e ja ku është rezultati, një futbollist perfekt. Më të mirë nuk mund të ketë".

Për sa i përket Messi, "ai në lindje është më i vogël, por i bën gjërat të duken kaq të thjeshta... Për këtë më pëlqen më shumë si lojtar në fushë". "Të dy - është konkluzioni i Klopp - lënë një gjurmë në futboll që do të zgjasë shumë. Ka shumë të rinj në futboll me të njëjtin potencial, por të luash në ato nivele për kaq shumë vjet e absolutisht e pabesueshme. Sa keq që plaken edhe ata"

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI