Flash

Plani për kontrollin e bashkisë/ Çfarë loje po luan Veliaj

Ç ’fshihet pas valës së spastrimeve në bashki? Çfarë simbolizon zëvendësimi në IKMT i një militanti patronazhist si Rigers Sheqeri me një besnik të Lalit si Halit Valteri? Pyetja që shtrohet: A mos Veliaj po mendon të dalë me një kandidat të mbështetur prej tij në garën për Tiranën?

14:39

"Qeveria tallet me ne, komplikacionet janë qesharake": Igli Tare agresiv ndaj ministrit të sportit

Lapsi.al 14 May 2020
"Qeveria tallet me ne, komplikacionet janë qesharake": Igli Tare

Kanë kaluar 20 vjet nga titulli i fundit i Lazio rrëmbyer në përmbytjen e Perugias e sot, nëse Serie A duhet të rifillojë vërtetë, bardhekaltrit duan ta provojnë. Konfirmimi mbërrin nga fjalët e Igli Tare, që në 2000 ishte një futbollit i ri, ndërsa sot drejtori sportiv i bardhekaltërev: “Titulli? Ne jemi gati. Do të provojmë të fitojmë, nëse Serie A rifillon, ose përndryshe vitin tjetër. Vijmë nga një rrugë e largët e nuk duam të ndalemi këtu”, ka deklaruar shqiptari në një intervistë për Repubblica.

“Po shihja ndeshjen në shtëpinë time në Kaiserslautern, isha me një grup miqsh. Ndeshja e Lazios kishte mbaruar, në Perugia në atë pellgishte dukej se nuk do mbaronte kurrë, pastaj mbërriti titulli" ka kujtuar Tare përpara se të përqendrohej tek e tashmja e një kampionat që sipas tij duhet absolutisht të shkojë deri në fund: “Kush thotë se duam të vazhdojë kampionati vetëm për interesa personale nuk ka kuptuar asgjë. Futbolli i jep mundësinë të jetojnë 370 mijë personave, nëse ndalon do të jetë dështim për shumë e Italia do të humbasë pjesë historie jo vetëm sportive. Do të jetë një shkatërrim social”.

"Të ndalosh tani do të thotë, gati e sigurt, të mos nisësh as në shtator: shumë muaj inaktiviteti do të ishin të frikshëm. Na kanë zili e mendojnë se futbolli është vetëm Serie A, por janë mijëra njerëz e familje që punojnë. Kemi detyrën ti mbrojmë" ka vazhduar Tare, që pastaj kaloi në sulm direct ndaj Qeverisë: “Po tallen me ne, këto komplikacionet e vazhdueshme janë qesharake. Nuk mund të mendoj që ministri Spadafora është kaq i papërgjegjshëm sa ta bëjë qëllimisht, por sigurish që ekzistojnë qeveri në Europë që duan të ndihmojnë futbollin: Gjermania, Spanja, Anglia. Në Itali nuk është kështu, le të evitojmë një verë në gjykata”.

"Duhet të jenë më të qartë, ose pasojat do të rezultojnë shumë të rënda: ekonomike, sociale, sportive e psikike. Njerëzit janë në vuajtje nervore e futbolli është terapeutik. Jemi të shumta ne që kemi nevojë. Topi mund të jetë një shenjë e jetës që rifillon vërtetë” ka shtuar drejtori sportiv i Lazio para se të kritikonte protokollin për stërvitjet në grup për tu adaptuar, duke filluar nga 18 maji: “Protokolli sanitar gjerman është ai më i miri: vale kontrollesh e nëse rezulton ndonjë pozitiv izolohet ai, jo i gjithë grupi. Do luhet, e pastaj nëse ndonjë vendos të kthehet në shtëpi mund ta bëjë, po duke paguar vetë testet javëorë për të e për familjarët e tij. Tek Lazio, pas ekzaminimeve sierologjike kemi rezultuar të gjithë negativë e asnjë lojtar nuk është larguar kurrë nga Roma”.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kuvendi miraton me 80 vota paketën, nga TVSH-ja 21% te dividendi 15% si ndryshojnë taksat

Pavarësisht se paketa e re fiskale hasi kundërshtime nga 16 Dhoma Tregtie dhe shoqata biznesi të cilët kërkuan rishikimin e masave të propozuara, shtyrjen e zbatimit të tyre dhe më shumë konsultime përpara miratimit, Kuvendi i Shqipërisë miratoi  me 80 vota pro Paketën Fiskale 2027, e cila sjell ndryshime në pesë ligje që lidhen me […]

07:04

Me sytë katër

PAPARAZZI