Flash

"Jo kaq shpejt": Premier League gjen një kundërshtar të ri për nisjen... Mourinhon

Lapsi.al 14 May 2020
"Jo kaq shpejt": Premier League gjen një kundërshtar të

Ashtu si në të gjithë Europën që po bëhet gati të nisë futbollin, edhe në Angli debatohet mbi datën e rinisjes së Premier League e skeptikët shtohen cdo ditë e më shumë. Pavarësisht se Qeveria e FA kanë gjetur një akord final mbi protokollin për të aplikuar e mbi datën e rinisjes, mendimet e direkt të interesuarve janë në pozicione të kundërta e mes tyre është edhe José Mourinho, që në videokonferencën e fundit mes trajnerëve të Premier ka sjellë në vëmendje problematikat relative me formën atletike të futbollistëve.

Shumë prej tyre shfaqin shqetësimin e kërkojnë përgjigje para se të kthehen të stërviten, si pasojë e kërkesës për të firmosur një 'desclaimer' në rast se një prej tyre, ose një familjar, sëmuren. Në anën tjetër, Mourinho është një nga ata që bëjnë gjithnjë zhurmë e Daily Star i ka dedikuar titullin: "No ëay says José", që do të thotë "Në asnjë mënyrë", duke i qendruar pozicionimit të teknikut të Tottenham. Daily Express, ndërkohë, titullon foton e Special One me frazën: "Jo kaq shpejt".

Tekniku i Tottenham merr kështu lidershipin e atyre që kërkojnë më shumë kohë në krahasim me një nisje në fillim të qershorit, për të ruajtur shëndetin fizik të futbollistëve që janë të ndaluar prej kohësh nga cdo tip aktiviteti sportiv. Teza është e qartë: futbollistët janë të ndaluar prej rreth dy muajsh e duhet të bëjnë rreth katër javë stërvitje me gjithë limitet e rastit (seanca individuale, distanca për të respektuar, pamundësi kontaktesh fizike e kontraste), gjë që do të ngadalësonte shumë përgatitjen e e atyre që duhet të luajnë ndeshje zyrtare, duke shtuar jashtëzakonisht rrezikun e dëmtimeve të reja.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI