Flash

Thyen karantinën për një pastë dhëmbësh: pezullohet tekniku i Augsburg

Lapsi.al 15 May 2020
Thyen karantinën për një pastë dhëmbësh:

Në mars nuk mundi të debutante në pankinën e Augsburg sepse Bundesliga ishte pezulluar për shkak të pandemisë, tani duhet të shtyjë debutimin kundër Ëolfsburg, sepse në vigjilje të rifillimit të kampionatit nuk ka ndjekur protokollin sanitar gjerman anti Covid-19 e është vetëpezulluar. Bëhet fjalë për Heiko Herrlich, tekniku i skuadrës bavareze që ka thyer karantinën pasi doli nga hoteli ku ishte grumbulluar skuadra për të shkuar në supermarket të blinte pastë dhëmbësh e një krem për lëkurën. Dalja ishte e ndaluar e kështu ka ardhur pezullimi, si ka bërë të ditur klubi gjerman: "Heiko Herrlich nuk do të stërvitsë skuadrën të shtunën për shkak të një thyerje të protokollit anti COVID-19. Kërkon ndjesë për gabimin e tij, porn ë ditët e ardhsme do të kryhen tampone të tjerë mbi të, pas dy të rezultuara negativë".

"Gabova që u largova nga hoteli – tregoi Herrlich që si lojtar luante me Borussia Dortmund e i është dashur të luftojë edhe me një tumor në tru - e edhe pse ndoqa gjithë masat e higjenës nuk dhashë shembullin për skuadrën time e publikun. Do jem koherent e do të paguaj gabimin tim. Për shkak të kësaj sjellje të keqe, nuk do të drejtoj skuadrën në stërvitje e nuk do të jem në pankinë të shtunën kundër Ëolfsburg".

Sipas asaj që parashikojnë normat e sigurisë për Bundesliga, skuadrat duhet ti nënshtrohen një grumbullimi karantinë një javë para se të fillojë kampionati. Nuk janë parashikuar dalje nga hoteli përvec atyre për stërvitje, e aq më pak kontakte me njerëz të tjerë.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI