Flash

Kumbulla i thotë jo Napolit: Ancelotti e do shqiptarin tek Everton

Lapsi.al 15 May 2020
Kumbulla i thotë jo Napolit: Ancelotti e do shqiptarin tek Everton
Kur dukej se ardhmja e qendërmbrojtësit të përfaqësueses së Shqipërisë dhe Hellas Verona, ishte e orientuar drejt Serie A, Marash Kumbulla ka refuzuar shansin për të firmosur për Napoli, duke i hapur dyert ambicjeve të klubeve të Premier League, ku Everton ka dalë hapur duke shprehur interesimin. Shqiptari kërkon një klub të madh dhe Toffies do të mundohen ta bindin 20 vjecarin me armën e tyre më të mirë Carlo Ancelotti. Interesimi i teknikut italian, duke qenë një ekspert i mbrojtjes, është një elozh i vërtetë për cilindo dhe Kumbulla nuk mund të jetë indifferent. Ai konsiderohet si një lexues inteligjent i lojës dhe me aftësi brilante për të dalë me top nga zona. Stili i lojës së qendërmbrojtësit të lindur në Itali ka bindur shumë klube angleze të bëjnë përpara dhe konkurenca e Everton është e fortë. Lojtari në fakt kërkohet në pesë kampionatet elitarë të Europës dhe pretendentët për mbrojtësin e kombëtares kuqezi janë të gjithë klube të rëndësishme. Tottenham, Chelsea e mbi të gjithë Liverpool mbajnë nën vëhzgim shqiptarin: Askush në fakt nuk e priste një impact të tillë të lojtarit nën drejtimin e Ivan Juric, por është fakt që tashmë ai është shndërruar në një nga mbrojtësit më të mirë të Serie A. Perfomancat e lojtarit dhe referencat se kundër skuadrave të mëdha Kumbulla nuk është vënë kurrë në vështirësi, kanë bindur edhe më skeptikët për potencialin psikologjik të mbrojtësit…

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI