Flash

Video/ Haaland goli i parë post-Covid në Bundesliga: poker i Dortmund, goditje e Hertha

Lapsi.al 16 May 2020
Video/ Haaland goli i parë post-Covid në Bundesliga: poker i Dortmund,

Bundesliga rikthehet në fushë, pa publik, por me spektakël. Në Signal Iduna Park, në ndeshjen më të rëndësishme të javës së 26 të kampionatit gjerman shënohet edhe rezultati më i thellë, ndërsa goli i parë pas ndalesës është i norvegjezit Haaland. Fitore në transfertë për Hertha Berlin e Wolfsburg, ndërsa Paderborn i Gjasulës merr pikë në fushën e Dusseldorf.

Rikthehet futbolli në Gjermani e Bundesliga zbulon një Borussia Dortmund në formë shumë të mirë me protagonist, të zakonshmin, Erling Haaland. Verdhezinjtë shkatërrojnë Schalke 04, të mundur 4-0 në një derbi të luajtur me dyer të mbyllura, që u zhbllokua nga goli i 10 në 9 ndeshje i fenomenit norvegjez (29'). E bënë më solide fitoren Thorgan Hazard (48') e Raphael Guerreiro me një dygolësh (45' e 63'). Dortmund është tashmë -1 nga Bayern kryesues, që duhet ende të luajë.

GERMANY - BUNDESLIGA

Augsburg 1 - 2 Wolfsburg

Borussia Dortmund 4 - 0 Schalke 04

Fortuna Düsseldorf 0 - 0 SC Paderborn 07

Hoffenheim 0 - 3 Hertha BSC

RasenBallsport Leipzig 1 - 1 Freiburg

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI