Flash

Bundesliga, Paderborni i Gjasulës në histori: hera e parë e zëvendësimit të katërt

Lapsi.al 16 May 2020
Bundesliga, Paderborni i Gjasulës në histori: hera e parë e

Fortuna Dusseldorf-Paderborn është futur tashmë në historinë e futbollit. Në Gjermani lind futbolli i ri post-koronavirus e sfida e Merkur Spiel-Arena do të kujtohet gjithnjë sepse ishte e para që inauguroi rregullin e ri që lejon të bëhen pesë zëvendësime në harkun e 90'. Në minutën e 73 tekniku i Paderborn, Baumgart, ka dërguar në fushë Sabiri e Zolinski, që ishin zëvendësimi i tretë e i katërt.

Paderborn madje, bashkë me Schalke 04 më pas, në harkun e pak minutave kanë kryer edhe zëvendësimin e pestë, gjithashtu historik, (Ifab ka vendosur që për gjithë 2020 skuadrat mund të kryejnë maksimumi pesë zëevndësime, kështu për të mbrojtur më tepër shëndetin e lojtarëve). Gjasula, mesfushori i kombëtares kuqezi, është bërë pjesë e historisë, duke qenë ndërrimi i parë i detyruar i Paderborn. Shqiptari u dëmtuar në minutën e 43 të lojës dhe qendroi në dhomat e zhveshjes në pushim.

Për tu sinjalizuar është edhe se pas zëvendësimeve të kryera, lojtarëve që dalin nga fusha u jepet një maskë për ta vendosur përpara se të ulen në pankinë, pranë (por në distancë sigurie prej 1 metër e gjysëm) shokëve.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI