Flash

Statuja e vandalizuar e Ibrahimovic do të transferohet: deri atëherë ruhet në një vend sekret

Lapsi.al 16 May 2020
Statuja e vandalizuar e Ibrahimovic do të transferohet: deri

Si pasojë e akteve vandale të muajve të kaluar, që kur Zlatan Ibrahimovic është bërë aksioner i Hammarby, statuja e dedikuar kampionit suedez të Milan e vendosur përpara stadiumit të Malmoe, në Suedi, shumë shpejt do të spostohet në një vend të ri. Mes hipotezave, sipas të përditshmes 'Sydsvenskan', është ajo e një transferimi në Stokholm, ku është selia e federatës suedeze të futbollit.

Statuja e Zlatan Ibrahimovic, që u vu me shumë krenari përpara stadiumit të Malmoe, skuadrës së tij të parë, tani është e padëshirueshme. Pasi i vunë qesen e plehrave, i thyen hundën, në natën mes 4 e 5 janarit 2020, vandalët i prenë këmbët statujës, duke e rrëzuar përtokë. Skulptori, Peter Linde, u shpreh në lidhje me këtë ngjarje për Sportbladet: "Jam i tronditur. Për të bërë një dëm të tillë duhet kohë. Me siguri dikush e ka parë skenën por nuk ka lëvizur as gishtin. Në këtë pikë, më mirë ta vendosin në Milano, aty tifozët e adhurojnë."

Këshilli komunal i qytetit të tretë më të madh në Suedi pret sugjerime nga skuadra vendase, për një vend të ri. Administratori i deleguar i Malmoe, Niclas Carlnen, ka pranuar në gazetë se nuk ishte në dijeni të planeve të qytetit e se nuk dëshiron të bëjë koment për cshtjen. Statuja e bronxtë e Ibra, e inauguruar tetorin e kaluar, është riparuar dhe ruhet në një vend sekret.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI