Flash

Mesfushori i Cheslea me pranga në komisariat: gjithçka ndodhi pas takimit me një modele

Lapsi.al 18 May 2020
Mesfushori i Cheslea me pranga në komisariat: gjithçka ndodhi pas

Callum Hudson-Odoi është tashmë në telashe. Talenti i ri i Chelsea është arrestuar në mbrëmjen mes të shtunës e të dielës pas takimit me një femër, por cështja është ende e veshur me mister. Sipas asaj që ka ndërtuar Telegraph, futbollisti (fillimisht pozitiv me koronavirus e tashmë i shëruar) ka ftuar në shtëpinë e tij një modele edhe pse në Angli është ende në fuqi izolimi e pastaj në mbrëmje është arrestuar nga policia, që ka mbërritur në vendngjarje për shkak të një zënke të pretenduar. Gruaja ka pretenduar se "nuk është ndjerë mirë" dhe është marrë me ambulancë, ndërsa Hudson Odoi është dërguar në komisariat me pranga.

Policia Metropolitana informon se ka marrë një telefonatë nga një grua, zyrtarisht për një incident. Edhe një ambulancë ka mbërritur në shtëpinë e Hudson-Odoi në Londër. E pikërisht ajo ambulancë që coi në spital modelen. Fqinjët e lojtarit pranojnë se bëhej fjalë për "një grua shumë tërheqëse" e media britanike bën të ditur se lojtari e ka njohur online e më pas e ka ftuar në shtëpi, duke i kërkuar të vishte të brendshme sexy.

Policia është kthyer më pas në pronën e lojtarit, që të hënën duhet të prezantohej në rinisjen e stërvitjeve me Blues, npër të vazhduar hetimet. Chelsea për momentin nuk ka dhënë asnjë koment në lidhje me cështjen.

Të këshilluara

Video/ Një francez mbyll llogarinë e Bayern

Bayern Mynih shënon edhe golin e sigurisë, që i mjafton të marrë fitoren përballë Union Berlin, në ndeshjen e javës së 26, e para për bavarezët pas ndalesës për...

19:58

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI