Flash

"I infektuar me koronavirus për dy muaj pa e ditur": Caceres rikthen frikën tek Fiorentina

Lapsi.al 18 May 2020
"I infektuar me koronavirus për dy muaj pa e ditur": Caceres

Martin Caceres është një nga lojtarët pozitivë me Covid-19 tek Fiorentina. Rrëfimin e ka bërë vetë lojtari uruguajan, tani që më e keqja kaloi pas tamponit që rezultoi negativ: "Pa e ditur, kam patur koronaviru për dy muaj - ka zbuluar mbrojtësi -. Pata pak simptoma mes 8 e 15 marsit: ndërsa stërvitesha në shtëpi ndjeva dicka në mushkëri. Tani jam si i ri". Nga gjashtë rastet pozitivë mes lojtarëve e stafit, ka mbetur ende një pa u shëruar në kampin e Fiorentinës.

Pas simptomave të para në mesin e marsit, shoqëria e detyroi të futej në izolim: "Më thanë të futesha në karantinë e se do të largohej pas rreth 20 ditësh, por ndoshta virusi ishte dashuruar pas meje. Dje tamponi rezultoi negativ. Jam si i ri”.

Dy muaj më pas, frika ka kaluar për Caceres, por makthi ende jo plotësisht për Fiorentinën. Ka mbetur një rast pozitiviteti në klubin viola, nga gjashtë që ishin në total (tre futbollistë aktualisht negativë e tre anëtarë të stafit tekniko-sanitar). Ky është verdikti i dalë nga tamponet e kryera dje nga skuadra, anëtarët e stafit dhe disa drejtues të Fiorentinës.

Të këshilluara

Video/ Një francez mbyll llogarinë e Bayern

Bayern Mynih shënon edhe golin e sigurisë, që i mjafton të marrë fitoren përballë Union Berlin, në ndeshjen e javës së 26, e para për bavarezët pas ndalesës për...

19:58

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI