Flash

Manchester City, apeli në CAS kundër përjashtimit nga Champions mes 8 e 10 qershorit

Lapsi.al 19 May 2020
Manchester City, apeli në CAS kundër përjashtimit nga Champions

Apeli i Manchester City kundër skualifikimit për dy vjet nga kupat e Europës vendosur në 14 shkurt, do të diskutohet në CAS në Lozanë, nga 8 në 10 qershor. Klubi anglez është skualifikuar nga Uefa për thyerjen e rregullores së Fair Play Financiar e rrezikon të qendrojë i përjashtuar nga Champions League në sezonin e ardhshëm. Nuk është e qartë nëse seanca e dëgjesës do të mbahet në Gjykatë apo përmes lidhjes video. Nuk është fiksuar një kalendar në lidhje me verdiktin e mundshëm, që duhet të mbërrijë përpara se skuadrat angleze të fuiten në shortin për sezonin e ardhshëm të Champions.

Ankimimi ishte njoftuar nga klubi i Citizens menjëherë pas komunikimit të dënimit nga ana e Uefa. City, duke u shprehur i zhgënjyer por jo i befasuar nga njoftimi i bërë nga Dhoma Gjykuese e Uefa-s, kishte lëshuar një komunikatë në të cilën pretendonte se do të ndiqte rrugën e një gjykimi të paanshëm sa më shpejt të ishte e mundur e kështu, veprimi i parë do të ishte procedimi në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë.

Të këshilluara

Al-Khelaifi del hapur: PSG "thërret" Ronaldon

Një deklaratë që ngjan shumë me një mesazh dashurie e që duhet ta bëjë vigjilent Juventus në lidhje me lojtarin e saj më përfaqësues. Al-Khelaifi është i cmendu...

16:46

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI