Flash

Premier League, 6 pozitivë me Koronavirus në valën e parë të tamponeve

Lapsi.al 19 May 2020
Premier League, 6 pozitivë me Koronavirus në valën e parë

Gjashtë lojtarë ose anëtarë të stafeve të skuadrave të Premier League, në tre klube të ndryshme, kanë rezultuar pozitivë në testin për koronavirus. Lajmin e ka komunikuar liga angleze, pas dy ditëve të testimeve të bëra në prag të nisjes së stërvitjeve: "Mes të dielës e të hënës 748 lojtarë e anëtarë të stafit janë testuar për Covid-19 - shkruhet në një komunikatë - Nga këto, gjashtë kanë rezultuar pozitivë, nga tre klube. Lojtarët ose pjesëtarët e stafit që rezultuan pozitivë do të izolohen për një periudhë prej 7 ditësh. Premier League komunikon këto të dhëna për të garantuar integritetin e trasparencën e kompeticionit. Asnjë detaj specifik mbi klubet ose mbi subjektet në fjalë nuk do të komunikohet, për nevoja ligjore e operative".

Në Angli, kampionati është pezulluar nga 13 marsi e në mbledhjet e fundit Liga kishte programuar 12 qershorin si data e mundshme për rifillimin. Të martën në 19 maj ka qenë dita e parë e rifillimit të stërvitjeve për klube të ndryshme, sipas rregullave për distanciamin të caktuara në protokollin kombëtar: seanca në grupe prej maksimumi 5 lojtarësh e me kohëzgjatje 75 minuta një.

Të këshilluara

Al-Khelaifi del hapur: PSG "thërret" Ronaldon

Një deklaratë që ngjan shumë me një mesazh dashurie e që duhet ta bëjë vigjilent Juventus në lidhje me lojtarin e saj më përfaqësues. Al-Khelaifi është i cmendu...

16:46

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI