Flash

Grant replikon me Jordan: "Çfarë spiuni, të përballet me mua në ka kurajë"

Lapsi.al 20 May 2020
Grant replikon me Jordan: "Çfarë spiuni, të përballet

Mund të ketë qenë 'The Last Dance' (Kërcimi i fundit), por nuk do të jetë fjala e fundit mbi një prej episodeve më kontroversë të serisë së Netflix që tregon ecurinë e dyfishtë drejt titullit të Chicago Bulls të Michael Jordan. "Gënjeshtra, gënjeshtra, vetëm gënjeshtra, nëse Jordan ka ndjerë mëri ndaj meje, mund ta zgjidhim këtë cështje si burra. Mund të diskutojmë ose të gjejmë një mënyrë për të rregulluar gjërat. Por përsëri, ka përsëritur gënjeshtrën sipas të cilës unë jam burimi që ka spiunuar gjërat e shkruar në libër". Ish-shoku i skuadrës së MJ tek Bulls, Horace Grant, replikon kështu në lidhje me aludimet për rolin e tij si spiun brenda dhomave të zhveshjes për Sam Smith, autorin e librit të famshëm 'The Jordan Rules'.

"Gjithnjë nëse mund të quhet 'The Last Dance', në dokumentar ka shumë gjëra të pasakta. Por është e paevitueshme nëse e ka prodhuar vetë Jordan e ka bërë shkurtimet që ka dashur ai. Unë e Sam kemi qenë gjithnjë miq të mëdhenj, jemi akoma, por shenjtërimi i dhomave të zhveshjes e sekreteve të tij nuk është vënë kurrë në dyshim. Sam është një gazetar i madh investigativ, ky është shpjegimi. Ka thënë gjithnjë se kishte dy burime: përse MJ vazhdon të drejtojë gishtin vetëm kundër meje?. E tija është vetëm mëri: ta them unë, nuk ka arsye tjetër përvec asaj. E mendoj se duket gjatë dokumentarit. Nëse thua dicka jashtë normave për të, eleminohesh, do bëjë gjithcka për të shkatërruar personazhin tënd. Por kur provoi të më sulmonte, unë i jam përgjigjur gjithnjë, pa bërë asnjë hap pas".

Të këshilluara

Lajm i bujshëm nga Spanja: Pjanic tek Barelona

Siguria është që drejtuesit e Barcelonës janë të bindur që Miralem Pjanic është një pjesë shumë e rëndësishme për skuadrën e "temporada" 2020-21. Problemi, në d...

11:30

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI