Flash

Premier, tërbimi i Rose: "U trajtuam si minj laboratori"

Lapsi.al 20 May 2020
Premier, tërbimi i Rose: "U trajtuam si minj laboratori"

Polemikat në lidhje me rifillimin ose jo të futbollit nuk është vetëm një cështje që i përket futbollit tonë. Pas 6 rasteve pozitivë ditën e djeshme, Anglia e futbollit fillon të ketë frikë. Cështje kryesore tani është studimi i Zyrës për statistikat kombëtare të Mbretërisë së Bashkuar, sipas të cilit anëtarë të grupit BAME (Black, Asian and Minority Ethnic) kanë katër herë më shumë mundësi të vdesin nga Koronavirus në krahasim me të bardhët. Shoqata e lojtarëve anglezë i ka kërkuar Premier League të ushtrojë kontrolle të tjera për të evituar rreziqe të mundshme.

Pas fjalëve të kapitenit të Watford, Troy Deeney, kanë mbërritur ato edhe më të ashpra të Danny Rose, të Newcastle: "Njerëzit na shtyjnë të kthehemi në fushë si të ishim minj laboratori. Do të bëjmë këtë eksperiment e do të kuptojmë nëse funksionon ose jo. Imagjinoj se njerëzit në shtëpi mendojnë se meqë fitojmë shumë para, duhet edhe të kthehemi të luajmë”.

I ndryshëm opinioni i Jurgen Klopp: "Mendoj se situata është nën kontroll e janë kushtet për tu ndjerë të sigurtë. Edhe në Gjermani gjetën raste pozitive, i izoluan, pastaj rifilluan të luajnë futboll".

Të këshilluara

Lajm i bujshëm nga Spanja: Pjanic tek Barelona

Siguria është që drejtuesit e Barcelonës janë të bindur që Miralem Pjanic është një pjesë shumë e rëndësishme për skuadrën e "temporada" 2020-21. Problemi, në d...

11:30

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI