Flash

Penalltia e VAR nën akuzën e Stuttgart: DFB mbrohet në mënyrë qesharake "monitori nuk ishte HD"

Lapsi.al 20 May 2020
Penalltia e VAR nën akuzën e Stuttgart: DFB mbrohet në

Një humbje e rëndë dhe e turpshme. Edhe për Dfb. Në javën e parë post Covid në Bundesliga 2, Stuttgart ka humbur kundër Ëehen (e parafundit) për golin e shënuar në të 97', nga Tietz me 11 metërsh, duke zbritur kështu nga vendi i dytë në të tretin në klasifikimin që do ta detyrojë, në fund të sezonit, të përballet në playoff me të tretën nga fundi të Bundesliga. Një rrëshqitje e paparashikuar që klubi nuk ka ndërmend ta pranojë. Stuttgart ka prezantuar ankimimin kundër njohjes së rezultatit nga Dfb. Akuza është se nuk është respektuar protokolli Var dhe u kuptua nga biseda që u dëgjua mes arbitrit dhe VAR, për shkak të shkallëve bosh të stadiumit.

Në kohë shtesë Chato, i Ëehen, kërceu në zonën kundërshtare bashkë me Al Ghaddioui të Stuttgart për të goditur topin me kokë. Arbitri Stegemann vazhdoi lojën por Kampka, tek Var, e thërriti. Mbrojtësi e kishte goditur topin me dorë. Puna është se stadiumi bosh ka bërë të dëgjohet e gjithë biseda: "Nuk shoh asgjë nga këto pamje. Ke imazhe më të qarta? Ke pamje anësore? Nga prapa? Nga para?". Përgjigjet e Kampka nuk janë futur në mikrofon. "Unë nga këto imazhe nuk shoh prekje me dorë - vazhdoi Stegemann -. Nuk e kuptoj nëse ka kontakt me dorë apo jo".

E megjithatë penalltia u akordua. Sven Mislintat, drejtori sportiv i Stuttgart, ka shpjeguar motivin e ankimimit: "Arbitri në rastin e golit vendimtar nuk respektoi rregullat e ndikoi në rezultatin final. Për ne është skandal".

Problemi, sipas asaj që bën të ditur Dfb është qesharak: monitori i pozicionuar në anë të fushës, nuk ishte HD. Për këtë Kampka, tek Var, me një rezolucion më të mirë, shihte faullin, ndërsa Stegemann jo. Për Dfb penalltia ishte korrekte.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI