Flash

Camavinga, Mbappé e Haaland: plani është të kthehen Galacticos në inaugurimin e Bernabeut

Lapsi.al 20 May 2020
Camavinga, Mbappé e Haaland: plani është të kthehen

Për tu kthyer në kohët kur Real Madrid merrte në Santiago Bernabeu të paktën një kampion të nivelit botëror cdo vit, presidenti Florentino Perez ka vënë në axhendë një plan të qartë. Sipas "As" ardhja e parë këtë verë do të jetë ajo e 18 vjecarit francez Eduardo Camavinga, në 2021 do të jetë radha e Kylian Mbappé për të marrë një vit më pas edhe Erling Haaland. Një plan që koincidon me objektivin për të patur një super skuadër kur të inaugurohet Bernabeu i ri.

Operacioni, parashikon një merkato jo ekzaltuese në verën e emergjencës Koronavirus ku më tepër do të inkasohet me daljet: Gareth Bale mbi të gjithë por edhe James Rodriguez, Mariano e Caballos. Pastaj do të mendohet për Camavinga që, sidoqoftë, ka një kosto që vërtitet rreth 50 e 60 milionëve pavarësisht se është vetëm 18 vjec. Në dy sezonet e ardhshme, Florentino do të kthehet në versionin që më tepër i përshtatet, duke nisur sulmin për Mbappé e Haaland, dy sulmuesit më të dëshiruar në botë.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI