Flash

250 mijë stërlina për të festuar para kohe titullin e Liverpool: çmenduria e një tajlandezi

Lapsi.al 21 May 2020
250 mijë stërlina për të festuar para kohe titullin e
30 vjet pritje për tu kthyer më në fund të festojë titullin kampion, por pak pikë nga arritja erdhi ndalesa e Premier League për shkak të emergjencës Koronavirus. Prej muajsh, tashmë tifozët e Liverpool (i pari me 25 pikë avantazh ndaj City) jetojnë një pritje të ethshme, aq sa njëri prej tyre, në Thailandë, ka vendosur të shpenzojë 250 mijë stërlina (rreth 280 mijë euro) për të festuar titullin parakohe. Sipas asaj që bën të ditur Daily Mirror, në fakt, një sipërmarrës thailandez me emrin Kongkiat Inthraseesangwon është lodhur duke pritur rifillimin e Premier League e ka organizuar një paradë të vërtetë për të festuar titullin e Reds, me kampionë me rimorkio të veshur me ngjyrat e Liverpool e moton që nuk mund të mungonte "You'll never walk alone". "Kisha menduar të blija kamionin për të festuar me tifozë të tjerë fitoren e kampionatit në momentin që skuadra do të ngrinte trofeun - ka shpjeguar ai për Mirror - Pastaj erdhi pandemia, Premier është shtyrë e vendosa të festoj para kohe. Besoj se janë para të shpenzuara mirë, sepse nëse fitojmë kampionatin do të jetë hera e parë pas 39 vjetësh dhe e meritojmë një festim si duhet. E për më tepër, pas paradës, kamioni do të përdoret nga kompania ime, kështu që nuk bëhet fjalë për shpenzim parash”.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI