Flash

"Elseid tek Roma është një ka**ik i madh": menaxheri i Hysaj ndryshon kurs

Lapsi.al 21 May 2020
"Elseid tek Roma është një ka**ik i madh": menaxheri i

"Oferta për Hysaj? Me problemet që janë, nuk mendohet për merkato. Elseid tek Roma është një ka**ik i madh". Një ndryshim kursi i artikuluar për Radio Punto Nuovo, nga menaxheri i mbrojtësit të kombëtares së Shqipërisë dhe Napolit, Mario Giuffredi, që ka mbyllur qartë hipotezën verdhekuqe për të asistuarin e tij.

Elseid Hysaj ishte një nga lojtarët që janarin e kishte si dritaren e lirisë për tu larguar nga Napoli, ku humbi vendin si titullar me Carlo Ancelotti dhe ku thyerja e mardhënieve edhe me drejtuesit e klubit u duk e pangjitshme. Me Gattuso gjërat ndryshuan (“Më mirë se ai kemi pak për momentin, ai mund të luajë rolin mirë, ai është duke luajtur ndeshje të mira”).

Deklaratat e menaxherit të kapitenit të Kombëtares së Shqipërisë linin të kuptohej se gjithcka me të kaltrit kishte përfunduar dhe se Napoli do të bënte mirë ta shiste lojtarin në janar, duke ulur madje kërkesat ekonomike për të favorizuar largimin në këtë dritare merkato, në mënyrë që mos ta humbiste me parametër zero në qeshor, kur shkodrani shkon në skadencë kontrate dhe tani duket se mundësia më e mirë është qendrimi nën Vezuv.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI