Flash

I kujtoi alkolin, Vidal kthen përgjigje: “Fola me Chiellinin, është e gabuar të zbulosh gjëra private"

Lapsi.al 22 May 2020
I kujtoi alkolin, Vidal kthen përgjigje: “Fola me Chiellinin,

33 vjec sot, me shumë urime në rrjetet sociale nga ish-shokët e skuadrës tek Juventus në vecanti: Arturo Vidal feston ditëlindjen, e bën nga Barcellona ku ka ndërmend (sipas fjalëve) të qendrojë edhe në të ardhmen, duke i dhënë mundësinë vetes edhe të heqë ndonjë gur nga këpuca, në një lidhje direct në rrjet. Kileni, mes pyetjeve të ndryshme, ka gjetur hapësirë e mënyrë për të kujtuar të kaluarën e tij e pas falenderimeve nuk kursen kritikën për një shok të vjetër skuadre, Giorgio Chiellini. Motivi është gjithnjë autobiografia e kapitenit bardhezi e në vecanti për atë pjesë ku përmendet vesi i akolit të Vidal.

Kështu, fjalët e mesfushorit i bashkohen pakënaqësive të shprehura nga Balotelli e Felipe Melo: “Njerëzit janë përqendruar tek gjërat më të këqija që ka thënë Chiellini" është përgjigjur Vidal në Instagram. "Nuk më duket e drejtë të tregohen gjëra private, pòr ka thënë se isha edhe një kampion".

"U sqaruam - ka saktësuar pastaj Vidal - Giorgio më telefonoi e më shpjegoi. Nuk ishte dicka që nuk mund ta bëja, kisha lejen për të dalë. Jam një qenie njerëzore si të tjerët, kur kam gabuar, e kam paguar dhe jam ringritur”. Për momentin, duket se paqja është vendosur. Deri në ekstraktin e ardhshëm të "Unë, Giorgio", një autobiografi që ka krijuar shumë debate. E nervozizëm.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI