Flash

Legjenda e Knicks përfundon në izolim në spital: “Kam koronavirus”

Lapsi.al 23 May 2020
Legjenda e Knicks përfundon në izolim në spital: “Kam

Patrick Ewing, legjenda e Nba me Knicks në vitet 90 e sot në moshën 57 vjecare trajner i Georgetown në Ncaa, ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Hoyas kanë bërë të ditur se është në spital në zonën e Washington DC, në izolim. Ishte Ewing që i ka kërkuar shkollës të njoftojë publikisht pozitivitetin e tij: “Ky virus është dicka serioze e nuk duhet marrë lehtë - ka thënë Ewing në komunikatë, që është publikuar në rrjetet sociale -. Dua ti kujtoj të gjithëve të qendrojnë të sigurtë e të kujdesen për veten e personat e dashur”. Georgetown ka lajmëruar se Ewing është i vetmi anëtar i skuadrës së basketbollit që ka rezultuar pozitiv ndaj virusit.

Ewing stërvit Georgetown nga 2017, eksperienca e tij e parë si trajner i parë pas shumë vitesh asistent në Nba. Në parketet e NBA ai ka qenë një legjendë, aq sa është përfshirë në Hall of Fame, pasi fitoi medaljen e artë olimpike në Barcellona 1992 me Dream Team (në koleksionin e tij edhe ai i Los Angeles 1984 kur ishte ende në kolegj, pikërisht në Georgetown), e është përfshirë në 1996 në listën e 50 lojtarëve më të mirë të të gjithë kohëve.

Për të marrë qendrën 213cm, i lindur në Xhamajka, Knicks e bënë zgjedhje të parë në draftin 1985 pasi fituan për ta arritur Lottery e parë: Ewing i shpërbleu duke u bërë simboli i epokës së fundit fituese të Knicks, që me të nën kosh shkuan në finalet e 1994 e 1999, duke humbur herën e parë kundër Rockets të Hakeem Olajuwon e të dytën kundër Spurs të Gregg Popovich e Tim Duncan (por Ewing nuk i luajti ato finale për shkak dëmtimi).

Në New York qendroi për 15 sezone, deri në 2000, duke koleksionuar 11 ndeshje me All Star Game e duke përfunduar 7 herë All-Nba. Karrierën e mbylli në 2002, në Orlando (pas një ndalesë në Seattle), duke luajtur në total 1183 ndeshje e me një mesatare prej 21 pikësh e 9.8 rebound.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI