Flash

"Lojtarët e mi janë të lirë të bëjnë atë që dua unë": Mihajlovic tregon borxhin që kishte me Bolonjën

Lapsi.al 22 May 2020
"Lojtarët e mi janë të lirë të bëjnë

Sinisa Mihajlovic e Bologna është një binom që shkon përtej raportit të punës. Debutimi, shpëtimi i sezonit të kaluar e më pas problemet e shëndetit të teknikut. Një histori që ditë pas dite po konsolidohet: "Kënaqësia më e madhe me Bologna është që e shpëtova: në atë situatë edhe optimistët më të mëdhenj nuk do e kishin menduar se sezoni do mbyllej në atë mënyrë". Bologna është skuadra e parë si trajner i Mihajlovic: "Nuk e harroj, është një nga motivet për të cilin jam kthyer këtu: nuk më pëlqen të kem borxhe e doja të përfundoja punën për ti shpërblyer afeksionin bolonjezëve".

Forca e Mihajlovic është edhe kapaciteti për të krijuar një raport të mirë me futbollistët: "Unë, me shaka, them se lojtarët e mi janë të lirë të bëjnë atë që dua unë. Kam një raport të bukur me ta, ndonjëherë më nervozojnë por cdokush jeton moshën e tij. Janë të gjithë djem të mirë, unë 22 vjec bëja edhe më keq: gabimet mund të bëhen por duhen korigjuar dhe duhen dëgjuar më të mëdhenjtë. Raporti me lojtarët është gjithnjë si ai baba-bir ose si vëllai i madh, duke respektuar rolet - ka komentuar Mihajlovic -. Sigurisht me ta më pëlqen të bëj shaka. Duhet të jesh i vërtetë, i ndershëm, i sinqertë: është mënyra më e mirë për tu respektuar. Nëse nuk të respektojnë atëherë bëhet një problem".

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI