Flash

Haaland në Torino do të zëvendësojë CR7: Juventus ka planin gati

Lapsi.al 23 May 2020
Haaland në Torino do të zëvendësojë CR7: Juventus ka

Juventus, nuk është një mister, është në kërkim të një sulmuesi që të marrë vendin e Higuain. Në majën e listës së dëshirave janë Milik e Icardi, por, nën rrogoz, Paratici ëndërron një goditje të madhe surprizë. Ndoshta jo menjëherë, por për të ardhmen e afërt. Bëhet fjalë për Erling Haaland, fenomeni i ri që mbërriti në janar tek Borussia Dortmund e protagonist i një sezoni spektakolar.

Është ai lojtari i përzgjedhur si njeriu i duhur për tu përgatitur për epokën post-Cristiano Ronaldo, kontrata e të cilit skadon në qershor 2022. Në planin bardhezi, Milik duhet të mbërrijë menjëherë për të marrë vendin e argjentinasit në largim, pastaj në verën e 2021 all-in mbi sulmuesin norvegjez.

Një operacion jo i pamundur duke qenë se Haaland mund të lirohet me "vetëm" 75 milionë euro të parashikuara nga klauzola me Dortmund. Për të bindur sulmuesin do të nevojitet një pagesë me dy shifra, por duhet lëvizur në kohë sepse në gjurmët e ish-sulmuesit të Salzburg është edhe Real Madrid, që mund të djegë kohët duke u prezantuar në Gjermani me 100 milionë euro. Shifra, këto, të gjitha për tu marrë në analizë duke parë krizën e rëndë ekonomike të përgjithshme të lidhur me koronavirus.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI