Flash

Massa kthen frikën për Schumacher: "Gjendja e tij nuk është e mirë, shpresoj të përmirësohet”

Lapsi.al 24 May 2020
Massa kthen frikën për Schumacher: "Gjendja e tij nuk

“E di është tani Michael, kam informacione direkt për gjendjen e tij. Raporti im me të ka qenë gjithnjë shumë i ngushtë, me të shoqen Corinna më pak, duke qenë se vinte rrallë në gara. E dimë se situata e tij nuk është e lehtë. Ëndërroj e lutem cdo ditë që të mund të përmirësohet”. Në një intervistë për Fox Sports, Felipe Massa, ish-piloti brazilian i Ferrari, ka folur për gjendjen shëndetësore të Michael Schumacher, pas aksidentit të tmerrshëm me ski në Meribel në 29 dhjetor 2013

Nga ajo ditë, familja e ish-pilotit gjerman ka ngritur një mur për të mbrojtur privatësinë e ish-ferraristit për të cilin cdo lajm bën gjithnjë efekt, sidomos kur vijnë nga persona të lidhur ngushtë me të. Si në rastin e Massa, që ka ndarë me 7 herë kampionin e botës të F1 skuderinë e Ferrarit në 2006, viti i fundit i Schumi me Kokëkuqen. “Po kalon një fazë të komplikuar, por duhet ta respektojmë, si kam bërë unë me familjen e tij. Atyre nuk u pëlqen të përhapin informacion, prandaj përse duhet ta bëj unë”?.

Piloti aktual i Formula E mendon edhe për Mick Schumacher, i biri që po ndjek hapat e të atit e po mundohet të bëjë përpëra në botën e shpejtësisë. “Edhe unë jam baba dhe e di mirë cfarë do të thotë një lidhje e tillë. Ëndërroj e lutem cdo ditë që Michael të mund të përmirësohet e të mund të kthehet përsëri në një cirkuit, sidomos tani që garon i biri. Mund ta inkurajojë, ta ndjekë, duartrokasë. Do të ishte e mrekullueshme. Lutjet e mia shkojnë në këtë drejtim”.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI