Flash

"Sayonara": mesazhi i fundit i kampiones së Wrestling Hana Kimura, viktimë e cyber-bullizmit

Lapsi.al 24 May 2020
"Sayonara": mesazhi i fundit i kampiones së Wrestling Hana

Përsëri zi, rasti i dytë në pak ditë, në botën e Wrestling. Stardom Wrestling, organizata ku bënte pjesë japonezja e re, ka lajmëruar ndarjen nga jeta të Hana Kimura, shumë e famshme në vendin e saj për shkak të pjesëmarrjes në reality show të Netflix, Terrace House, në të cilin gjashtë të panjohur ndanin një apartament në Tokyo, e që në ditët e fundit kishte denoncuar se ishte viktimë e cyber-bullizmit.

Pikërisht për shkak të pjesëmarrjes së saj në reality, 22 vjecarja ka rënë në depresion pasi u bë shënjestër e mesazheve plot urrejtje për shkak të një debati me një tjetër konkurent. Edhe shkaku i vdekjes nuk është bërë i njohur, por hipoteza më e mundshme është ajo e vetëvrasjes. Në profilin e saj në Instagram, tek historitë, të premten pasdite kishte nxjerrë një foto me macen e saj e vetëm një fjalë të shkruar: "Sayonara", lamtumirë në japonisht.

Disa ditë më parë, u gjet edhe trupi pa jetë i ish-profesionistit të World Wrestling Entertainment, Shad Gaspard. 39 vjecari ishte zhdukur ndërsa notonte me të birin 10 vjecar fundjavën e kaluar.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI