Flash

David Luiz rrëfen 7-1 e ‘Mineirazo’: “Për gjashtë muaj, shumë nga ne u fshehën"

Lapsi.al 24 May 2020
David Luiz rrëfen 7-1 e ‘Mineirazo’: “Për

Ishte një humbje historike që goditi thellësisht Kombëtaren braziliane, lojtarët e saj e pothuaj cdo tifoz verdhejeshil. Ajo e pësuar në gjysëmfinalen e Kupës së Botës, luajtur pikërisht në Brazil në 2014, tani mbahet mend si Mineirazo. Një disfatë 7-1 që u përfshi në rekordet historike e që mbetet ende e pashlyeshme në mendjen e atyre që e përjetuan atë ditë, si David Luiz.

Duke folur për mikrofonët e Globo Esporte, mbrojtësi brazilian i Arsenal, ka ripërshkuar atë ndeshje, momentet e përjetuara në fushë e ato pas përfundimit të turneut botëror. “Për gjashtë muaj, shumë nga ne lojtarët u fshehën”, ka treguar David Luiz. “Disa nuk donin të merrnin përsipër përgjegjësitë e as ti ndanin me të tjerët. Për shumë kohë mu desh të duroja peshën e asaj humbje i vetëm. Nuk ishim gati ose të mësuar të humbnim. Aq më pak të pësonim një, dy ose tre gola e të nervozoheshim. Jemi Brazili e për të gjithë ishte një goditje e rëndë”.

Luiz vazhdoi të shpjegonte me mënyrën e tij, cfarë nuk shkoi në atë ndeshje: “Futesh në ndeshje e mendon të fitosh. Je Brazili e duhet të futesh gjithnjë në fushë për të fituar. Por papritur pëson një gol, pastaj të dytin e të tretin. Gjithcka shkon keq e vazhdon të shkojë edhe më keq. Shkoi ekzaktësisht kështu …”. Për Selecao ajo 7-1 është humbja më e rëndë nga 1920 ndërsa për Gjermaninë ishte kartvizita më e mirë për finalen, të cilën e fitoi më pas kundër Argjentinës.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI