Flash

Këpuca e Artë 'luhet' nesër: Haaland e Lewandowski kanë një "Klassiker" personale

Lapsi.al 25 May 2020
Këpuca e Artë 'luhet' nesër: Haaland e Lewandowski

"Klassiker" Borussia Dortmund-Bayern Mynih, që do të luhet nesër në orën 18.30, vendos përballë të parën e të dytën e Bundesligës, por jo vetëm kaq: djali i artë i Borussia Dortmund, Erling Haaland, kundër snajperit të pagabueshëm të Bayern Mynih, Robert Lewandowski. Një garë që mund të rezultojë vendimtare për fatin e kampionatit: një sukses i bavarezëve, tani +4, mund të vlejë një titull të sigurtë, ndërsa një fitore e vendasve të Dortmund do të rihapte lojërat.

Mjafton kaq për ta konsideruar përplasjen e madhe entuziazmuese. Në lojë është Bundesliga, por edhe Këpuca e Artë: Lewa ka shënuar 27 gola për 54 pikë, ndërsa Haaland ka realizuar një më pak (26), por vuan faktin se 16 i ka realizuar në Austri, kështu që me një koeficient 1,5. Në total vlejnë 44 pikë, njësoj sit ë kishte shënuar 5 më pak, porn ë sfidën direkte ka mundësinë të fillojë rikuperimin.

Kështu, Bundesliga e sapo rikthyer në fushë, rrezikon seriozisht të mbyllet përsa i përket titullit sepse nëse kampionët në fuqi shkojnë në + 7 me vetëm 6 javë të mbetura për tu luajtur, gjërat janë të vendosura. Shpresat e dy skuadrave në këtë pikë janë në këmbët e dy sulmuesve të tyre të jashtëzakonshëm. E kështu është Dortmund Bayern por edhe Haaland Lewandowski, dy shënuesit më të mirë të Champions League të këtij sezoni (11 polaku e 10 norvegjezi), të dy të aftë të realizojnë 41 gola në 35 ndeshje, duke marrë në konsideratë të gjitha kompeticionet.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI