Flash

Video/ E pabesueshme në Koln: vendasit rikuperojnë dy gola në dy minutat e fundit

Lapsi.al 24 May 2020
Video/ E pabesueshme në Koln: vendasit rikuperojnë dy gola në dy

Fortuna Dusseldorf ka hedhur poshtë mundësinë më të mirë për ti dhënë vetes shansin e mbijetesës, kur ka parë ti rikuperohen dy gola në dy minutat e fundit të ndeshjes përballë Koln. U duk një fitore e sigurtë për Fortunën, kur vendasit humbën edhe një 11 metërsh me Uth, me rezultatin 0-1 dhe u dënuan me golin e dytë, vetëm dy minuta më pas. Cudia ishte e rezervuar për në fund kur Modeste (88′), e Cordoba (91') barazuan rezultatin.

Dusseldorf kishte dëshirën dhe ambicjen për tia afruar zonës së shpëtimit, sidomos pas shpartallimit të Mainz. Koln sic duket u ndje shumë i sigurtë në pozita, me vendin e 10 në renditje dhe i la inisiativën miqve, që morën avantazhin katër minuta nga pushimi me Kenan Karaman.

Pasi shpenzuan mundësinë më të mirë për të barazuar në minutën e 59, kur Uth gaboi nga pika e bardhë, Koln e lëshoi veten dhe u ndëshkua nga goli i dytë i Erik Thommy në minutën e 61′, që i dha një siguri në rezultat miqve, një siguri që ndoshta i penalizoi duke parë atë që ndodhi në fundin e takimit.

Koln u fut në lojë dy minuta nga fundi kur Modeste shënoi golin e shpresës, duke frikësuar Dusseldorf që parandjenë atë që mund të ndodhte. E në minutën e parë shtesë Cordoba kërcen me kokë duke fiksuar barazimin 2-2. Koln mbetet në vendin e 10 me 34 pikë, ndërsa Dusseldorf me 24 pikë mban vendin e 16, tre pikë larg zonës së shpëtimit.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI