Flash

Cancelo tek Inter, por nga Barcelona: operacion i komplikuar për portugezin

Lapsi.al 25 May 2020
Cancelo tek Inter, por nga Barcelona: operacion i komplikuar për portugezin

Pavarësisht se ka luajtur një vit tek "armiqtë" e Juventus, Joao Cancelo nuk e ka fshehur kurrë afeksionin e tij për Inter. Një ndjesi e lindur menjëherë me mbërritjen në Milano e që mund të rindizet sërisht më parë se pritej. Kjo për arsyen e thjeshtë se pas eksperiencës në Torino, anësori ka dështuar tek Manchester City, ku Guardiola nuk e vlerësoi asnjëherë vërtetë. Tani, lojtari do të ishte perfekt për 3-5-2 e Conte.

E kështu, e ardhmja e gjen 26 vjecari përsëri me valixhe në dorë e destinacioni duket se do të jetë Itali. Sepse duket se Cancelo mund të futet në një operacion kompleks të merkatos. Do të ishte objekt i këmbimit me Barcelonën për Semedo (kanë të njëjtin agjent, Jorge Mendes), por nuk do të ndalet në Katalonjë, sepse do të futet nga blaugrana në tratativën pikërisht me Inter për të marrë Lautaro Martinez në Spanjë.

Më e lehtë ta thuash se të realizosh në fakt, edhe pse Cancelo e ka theksuar disa herë dëshirën e tij për tu veshur zikaltër. E, dihet që në tratativat më të komplikuara vendimtare është preferenca e lojtarit.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI