Flash

Dybala-mask frymëzon Juventus: ja linja anti-Koronavirus për tifozët

Lapsi.al 25 May 2020
Dybala-mask frymëzon Juventus: ja linja anti-Koronavirus për

Një linjë maskash mbrojtëse kundër Koronavirus për tifozët e Juventus. Festimi i Paolo Dybala, me duart si maskë në fytyrë është bërë frymëzimi i klubit bardhezi në një linjë të re marketingu. Kampionët e Italisë kanë nxjerrë në shitje "Juventus Face Mask", maska mbrojtëse me logon e klubit.

Secila prej maskave ka një limit larjesh deri në 10 herë dhe përbëhet nga një shtrat ekofibrash me trajtim antibakterial e disinfektant. Cmimi i një maske të tillë do të jetë 6,90 euro në dyqanet online, ndërsa për tre të tillë shpenzohen 17,90 euro. Për versionin fëmijë (nga 8 në 12 vjec), cmimi është 5,90 euro secila.

Në fakt, bardhezinjtë po ndjekin modelin e Bayern Mynih, që arriti të shiste më shumë se 100.000 maska me ngjyrat e logon e klubit në harkun e vetëm 24 orëve. Masakt e bavarezëve ishin realizuar me shallet që Bayern kishte planifikuar të shpërndante në Allianz Arena në ndeshjen e kthimit të Champions League kundër Chelsea në rastin e 120 ° vjetorit të themelimit të klubit. Masakt për fëmijët kushtojnë 5,95 euro e ato për të rriturit 6,95.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI