Flash

Meta krijon distancim me Bashën, nuk mbështet kërkesën për testime masive

Lapsi.al 7 April 2020
Meta krijon distancim me Bashën, nuk mbështet kërkesën

Debati politik mbi masat e pandemisë, ka në thelb dilemën nëse zgjidhja më efektive është testimi masiv i popullsisë, apo mbajtja nën kontroll e rasteve të dyshuara, që përmes rreptësisë së karantinës të minimizojnë përhapjen e Covid-19.

Dihet që Lulzim Basha ngulmon prej javësh tek testimi masiv i këshilluar edhe nga OBSH, por ndryshe nga ai, kryeministri Rama thotë se ekspertët dhe shifrat e vdekshmërisë thonë se jemi në rrugë të mbarë.

Një qëndrim e ka pasur edhe presidenti Meta këtë të martë.

Kreu i shtetit e sheh zgjidhjen tek gjurmueshmëria, që sipas tij mund të izolojë shpërndarjen e COVID-19 dhe më pas tek testimi i kontakteve të dyshuara. Presidenti duket se nuk eshte dakort me Bashën.

“Përmes gjurmimit të të gjitha rasteve dhe testimeve të realizuara për shkak të gjurmueshmërisë të izolojmë të gjitha raset. Të kemi shërim të personave të prekur dhe vatrave. Besoj shumë në bashkëpunim. Sa më shumë bashkëpunim aq më shpejt do i kthehemi jetës normale.”, u shpreh Meta, pas një takimi që pati me kryetaren ne detyrë të Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi.

Nuk ka shumë që demokratët, përfshirë edhe Lulzim Bashën, dolën në rrugë për t'iu përgjigjur thirrjes së Ilir Metës kundër qeverisjes së Edi Ramës, në një protestë që u zhvillua në prag të shpërthimit të pandemisë.

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI