Flash

Video/ "Nëse më markon ti, shënoj 40 gola": Pope nuk e fal Stones në FA Cup

Lapsi.al 4 January 2020
Video/ "Nëse më markon ti, shënoj 40 gola": Pope nuk e
Tom Pope nuk fal. Sulmuesi i panjohur i Port Vale (League Two, dicizioni i katërt anglez) ka shkuar në gol në sfidën e FA Cup kundër Manchester City, duke mbajtur "premtimin" e bërë ndaj mbrojtësit të citizens John Stones në qershor 2019. Pas një ndeshje të kombëtares angleze, në fakt, Pope kishte sulmuar Stones në Twitter, duk e përcaktuar "soft" e duke thënë se nëse luante kundër tij cdo javë do të kishte shënuar 40 gola në sezon. Kështu, goli i tij ishte më i prituri i ndeshjes dhe qendërsulmuesi nuk zhgënjeu. E thënë e bërë. TWEET I POPE Pas humbjes në gjysëmfinale të Nations League 3-1 kundër Hollandës, Pope nuk i kurseu kritikat: "Sapo pashë highlights të ndeshjes - shkruante ai - E di që jam një lojtar i League Two, e di që ai luan për Kombëtaren angleze, e di që fiton 150 mijë stërlina në javë, e di që është një milion herë më i fortë se unë, por do doja të luaja kundër John Stones cdo javë! Do të shënoja 40 gola në sezon". Ndeshja ka përfunduar 4-1 për Citizens, por mbrëmja do të mbetet përgjithnjë në albumin e kujtimeve të Pope e në atë të tifozëve anglezë, që kanë shpërthyer në rrjetet sociale me komente pafund për "arritjen" e sulmuesit.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI