Flash

Ibra nxjerr në pension Piatek: titullar kundër Sampdoria

Lapsi.al 4 January 2020
Ibra nxjerr në pension Piatek: titullar kundër Sampdoria

Menjëherë në fushë në miqësore e menjëherë në fushë në të parën e kampionatit në 2020: Ibrahimovic është gati e kundër Sampdoria do të nisë nga minuta e parë. Kështu, nëse deri një ditë më parë edhe grumbullimi i suedezit për ndeshjen në shtëpi të Milan konsiderohej si një surprizë, tani është e paimagjinueshme të mendosh se mund të jetë i ulur në pankinë. Pas testit kundër Rhodense mbeten edhe dy ditë për të rregulluar më mirë formën, por ajo që u pa është në të njëjtën linjë me atë të pohuar nga vetë Ibra: kondicioni nuk është ai më i miri por është mjaftueshëm që Pioli ta hedhë në fushë nga minuta e parë. E San Siro është gati ti japë ovacionet e duhura: në stadium priten më shumë se 60 mijë spektatorë.

Është e qartë se me Ibra në fushë, Piatek do të përfundojë në pankinë. Përpara do të luajnë Suso, Calhanoglu e suedezi: për polakun do të ketë hapësirë vetëm me ndeshjen në zhvillim. Një situatë, ajo e Piatek, që në këtë muaj të merkatos duhet sqaruar: sulmuesi ka kërkuar qartësi për rolin e tij e javët e ardhshme do të jenë vendimtare për të kuptuar qëllimet e tij dhe ato të Pioli. Opsionet janë dy: të qendrojë e të luajë vendin me Ibra, ose të shohë përreth në kërkim të një mundësie të nivelit të lartë, pasi ka përjashtuar idenë e rikthimit në Genoa e një transferimi tek Crystal Palace.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI