Flash

Inzaghi synon rekordin e Eriksson: "Dua nga skuadra 120%"

Lapsi.al 4 January 2020
Inzaghi synon rekordin e Eriksson: "Dua nga skuadra 120%"

Pas suksesit në Superkupën italiane kundër Juventus, Lazio do të jetë skuadra e parë e Serie A që do të zbresë në fushë të dielën kundër Brescia. Inzaghi kërkon një fitore për të vazhduar ndjekjen e Juve e Inter, por edhe për të barazuar rekordin prej 9 fitoresh radhazi në kampionat të vendosur nga Sven Goran Eriksson: “Duhet të jemi të ndërgjegjshëm për rrugëtimin tonë e në të njëjtën kohë kokëulur. Problemet janë në kthesën e parë, vijmë nga 15 ditë pushim. duhet të bëjmë një ndeshje prej Lazio, dua 120%” ka thënë tekniku në konferencën për shtyp para ndeshjes.

Tani në Roma fjala titull nuk është më tabù, por Inzaghi i mban këmbët në tokë: “Arsyetojmë ndeshje pas ndeshje, dua shpirtin e sakrificës që kam parë në muajt e fundit. Të tjerat po vrapojnë e nuk rrinë të shohin - tha tekniku, që ka siguruar se skuadra është gati - Djemtë i kam parë mirë, në pesë seancat kam parë që skuadra punoi mirë e se nesër do të kërkojmë të bëjmë një ndeshje të rëndësishme. Leiva e Luis Alberto mungojnë por besoj tek ata që do të luajnë”.

Lajmi i mirë për teknikun është rikuperimi i golashënuesit më të mirë Ciro Immobile: "Temperatura i zgjati 36 orë e për fat ka humbur vetëm një seancë. Këtë mëngjes është stërvitur rregullisht në grup e nëse nuk ndodh cudia do të jetë në fushë". Në mbyllje edhe një dëshirë për 2020 e një koment për të ardhmen e blerjes së fundit Esacalante: "Jemi në sintoni me shoqërinë. Escalante? Është një lojtar i mirë, e di që shoqëria po e monitoron por jo për tani, të shohim cdo të ndodhë në fund të vitit".

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI