Flash

Përplaset me makinë dhe humb jetën futbollisti francez: 23 vjecari kthehej nga stërvitja

Lapsi.al 4 January 2020
Përplaset me makinë dhe humb jetën futbollisti francez: 23
Një humbje e madhe ka tronditur futbollin francez: Nathael Julan, sulmuesi 23 vjecar i Guingamp, ka humbur jetën pasditen e djeshme për shkak të një aksidenti rrugor. Sipas asaj që bën të ditur France Blue, lojtari francez ndodhej në Pordic, një qytet në afërsi të Saint-Brieuc, e ka humbur kontrollin e makinës së tij, gjatë kthimit nga stërvitja. Makina ka përfunduar jashtë rruge për shkaqe ende të paditura e ka përfunduar e përplasur me një pemë. Nuk kanë shërbyer për asgjë tentativa e zjarrfikësve dhe mjekëve gjatë transportit për në spital. I lindur në Montivilliers në 19 korrik 1996 e rritur në moshat e Le Havre, Julan kishte mbërritur tek Guingamp 2 në janar 2018 e që atëherë kishte luajtur 13 ndeshje.

Të këshilluara

ide

Si evropianët legjitimuan korrupsionin dhe represionin ndaj revolucionit të flamingove

Nëse përfshirja e familjes Trump e bëri protestën të denjë për vëmendjen e mediave të mbarë botës, pse udhëheqësit evropianë nuk treguan të njëjtën vëmendje ndaj protestuesve shqiptarë? Pse Macroni dhe von der Leyeni u dukën më të shqetësuar për të dëshmuar vazhdimësinë e marrëdhënieve të tyre të mira me Ramën sesa për të kuptuar arsyet e atyre që kërkonin largimin e tij?

11:34 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Plani për kontrollin e bashkisë/ Çfarë loje po luan Veliaj

Ç ’fshihet pas valës së spastrimeve në bashki? Çfarë simbolizon zëvendësimi në IKMT i një militanti patronazhist si Rigers Sheqeri me një besnik të Lalit si Halit Valteri? Pyetja që shtrohet: A mos Veliaj po mendon të dalë me një kandidat të mbështetur prej tij në garën për Tiranën?

14:39

Si evropianët legjitimuan korrupsionin dhe represionin ndaj revolucionit të flamingove

Nëse përfshirja e familjes Trump e bëri protestën të denjë për vëmendjen e mediave të mbarë botës, pse udhëheqësit evropianë nuk treguan të njëjtën vëmendje ndaj protestuesve shqiptarë? Pse Macroni dhe von der Leyeni u dukën më të shqetësuar për të dëshmuar vazhdimësinë e marrëdhënieve të tyre të mira me Ramën sesa për të kuptuar arsyet e atyre që kërkonin largimin e tij?

11:34 Fatos Lubonja

Me sytë katër

PAPARAZZI