Flash

Liga: Real Madrid fiton derbin dhe parakalon Barcelonën

Lapsi.al 4 January 2020
Liga: Real Madrid fiton derbin dhe parakalon Barcelonën

Në rikthimin nga pushimet, Real Madrid nuk ul marshin në La Liga, duke vazhduar rrugën e sukseseve me imponimin 3-0 në fushën e Getafe në derbin e kryeqytetit spanjoll, që e vendos momentalisht në krye të kampionatit.

Blancos, pa kapitenin Sergio Ramos, zhbllokuan rezultatin në minutën e 34’ me kontributin "e çmuar" të portierit Soria, që gaboi komplet daljen ndaj Varane e shënoi autogol. Mbrojtësi francez dyfishoi rezultatin në minutën e 53’, përpara se Modric të shënonte të tretin në kohën shtesë.

40 pikë në 19 ndeshje për merengues, që presin të mësojnë nëse Barcelona do të mbajë hapin e tyre, apo do ta kryesojnë kampionatin të shkëputur. Katalanasit kanë 37 pikë dhe do të luajnë në mbrëmje derbin me Espanyol. Ngjitet në zonën Europa League Valencia, që thyen 1-0 Eibar, me golin e Maxi Gómez, duke shkuar në 31 pikë.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI