Flash

Juventus, Palmieri hap rrugën e Parisit për De Sciglio

Lapsi.al 4 January 2020
Juventus, Palmieri hap rrugën e Parisit për De Sciglio

Intensifikohen kontaktet mes Juventus e Emerson Palmieri. Mbrojtësi i krahut i Chelsea është prej kohësh në radarët e bardhezinjve e mbetet një nga objektivët kryesorë për merkaton e verës, por nuk përjashtohet që Paratici të bëjë një tentativë për ta marrë në Torino që në janar. Sarri ka nevojë për një lojtar që ti japë frymëmarrje edhe Alex Sandro, duke qenë se e vetmja alternativë për brazilianin është De Sciglio. Pikërisht ish-Milanit, në rast të ardhjes së Palmierit, do ti hapen rrugët për një transferim tek Paris Saint Germain.

Pas një fillim sezoni si titullar, Emerson ka humbur në hierarkitë e Frank Lampard e ka luajtur vetëm 90' në dy nga shtatë ndeshjet e fundit të Premier League (në humbjet kundër Bournemouth e Southampton). Objektivi i lojtarit është të luajë një Europian si protagonist me Kombëtaren e Mancini e për këtë mund të marrë në konsideratë hipotezën për tu rikthyer në Serie A. Formula mund të jetë ajo e huazimit me detyrim blerjen, duke qenë se Juventus do të synojë tek ai në verë.

Në këtë pikë, me ardhjen e italo-brazilianit, nuk përjashtohet largimi nga bardhezinjtë i Mattia De Sciglio, që edhe në verë ishte në shenjestrën e PSG. Pavarësisht mohimit të Tuchel, nga Franca bëjnë të ditur se parisienët po mendojnë ende për mbrojtësin, ndërsa mes dy klubeve qendron në lojë edhe këmbimi mes Emre Can e Leandro Paredes.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI