Flash

Taksa e Rrugës së Kombit/ Hetohen edhe policët e protestës në Kalimash

Lapsi.al 9 April 2018
Taksa e Rrugës së Kombit/ Hetohen edhe policët e protestës

Veprimet e policisë ditën e protestës në Rrugën e Kombit do të jenë objekt i një hetimi penal të nisur nga Prokuroria e Kukësit. Burime nga akuza e qytetit verior thanë për Tv Klan se kanë nisur një hetim për veprimet arbitrare të punonjësve të policisë ditën e protestës.

Ka dyshime se disa sjellje të bluve nuk kanë qenë të mbështetura në rregulllore dhe për këtë janë duke u kqyrur një sërë provash. Në filmime amatore të shpërndara në rrjetet sociale gjatë të protestës së 31 Marsit, shihen policë të cilët qëllojnë me gure drejt qytetarëve. Ky veprim po edhe sjellje të tjera të efektivëve do të verifikohen nga grupi hetimor i Prokurorisë së Kukësit i cili është i ndryshëm nga ai që po heton protestuesit.

Nga dëshmitë e dhëna deri tani nga persona që morën pjesë në protestë e bazuar kjo edhe në pamje filmike, ka rezultuar se efektivët në shërbim kanë qëlluar mbi protestuesit me shkopinj gome dhe gurë. Nga 23 të arrestuarit e pas protestës, 11 prej tyre janë në qeli, 2 në arrest shtepie dhe 10 të tjerëve iu caktua masa e siguresë detyrim paraqitje./ Tv Klan

Të këshilluara

ide

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI