Flash

Humbi jetën në aksidentin tragjik në Fier, shtetasja franceze foto me makinën që i solli vdekjen

Lapsi.al 9 April 2018
Humbi jetën në aksidentin tragjik në Fier, shtetasja franceze

Më 6 mars të këtij viti në profilin e saj në Facebook, Nazia Ahamout kishte postuar një foto të mjetit që vetëm një muaj më pas do i merrte jetën. Suzuki me targë, IHZ 1755 mësohet se është blerë një muaj më parë nga Nazia dhe i fejuari i saj shqiptar, të mbetur viktimë të aksidentit të rëndë të mëngjesit të sotëm.

32-vjeçari Fisnik Ismailaj, e fejuara e tij 34-vjeç dhe kushëriri Agustin Murataj 30 vjeç direkt pas dasmës në familje, që zgjati deri në orët e para të ditës së sotme, morën rrugën nga Fieri drejt fshatit Kutë të Mallakastrës, ku edhe jetonte familja Murataj, por kthimi nga dasma për në shtëpi rezultoi fatal për të tre.

Fisnkik Murataj dhe Naza Aham, nga Rodezi, një qytet i vogël në jug të Francës ishin të fejuar dhe bashkëjetonin në Greqi. Ata udhëtuan drejt vendlindjes së Fisnikut për t’ju bashkuar gëzimit të familjes, ndërsa bashkë me Agustin Murataj, i cili qendronte ne sediljen e pasme të mjetit, po ktheheshin për të pushuar pas dasmës dhe me pas me shumë gjasa do të ktheheshin në Greqi, ku jetonin dhe punonin.

Paraprakisht dyshohet se mjeti ka dalë jashtë rruge si pasojë e shpejtësisë së lartë, megjithatë po hetohet për të zbuluar detaje të tjera për rrethanat.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI