Flash

Biznesmeni ankohet për taksat, pastaj citon Ramën dhe i quan gazetarët “kazan” (VIDEO)

Lapsi.al 9 April 2018
Biznesmeni ankohet për taksat, pastaj citon Ramën dhe i quan

Një nga biznesmenët e ftuar nga Lulzim Basha për të folur për protesta kundër qeverisë, nisi të flasë me gjuhën e Edi Ramës, në momentin që iu drejtua mediave në takim.

Me një shqipe të çalë dhe të fragmentuar, ca nga mllefi i taksave që i ka vënë mbi kokë Edi Rama, ca nga kamerat që e filmonin biznesmeni i quajti gazetarët “kazan”, që është dhe epiteti i preferuar i Edi Ramës për gazetarët.

“Ndërsa me ju mediat, që edhe po, po… mos u ktheni shumë në media kazani se pastaj kur ju quajnë media kaz mek media kazani, zëni dhe zini dhe dhe…

Jepini gjërat, jepeni realitetin e këtij populli se sa më shumë ta jepni, aq më mirë.

Thirrje të gjithëve: Nesër mbyllje qepenash, në çdo cep të Shqipërisë!” u shpreh biznesmeni në fund të takimit duke lënë gojëhapur gazetarët që dëgjonin prej një ore hallet e biznesmenëve dhe fjalën e Lulzim Bashës në takim.

https://www.youtube.com/watch?v=HgjN_zkv6xc&feature=youtu.be

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI