Flash

U proceduan penalisht për protestën e së enjtes, sa vite burg rrezikojnë Basha dhe Kryemadhi

Lapsi.al 9 April 2018
U proceduan penalisht për protestën e së enjtes, sa vite burg

Policia e Shtetit ka nisur procedimin penal për të gjithë organizatorët e protestës së të enjtes ku për rreth tri orë u bllokuan katër akse kryesore kombëtare. Procedimi penal ka filluar për një numër protestuesish dhe organizatorësh që bllokuan autostradat me akuzën “Organizimi dhe pjesëmarrja në tubime dhe manifestime të paligjshme”.

Bëhet fjalë për 33 politikanë dhe 24 protestues. Sipas policisë ata kanë tubuar pa marrë leje përkatëse nga organet e rendit dhe kanë penguar qarkullimin e automjeteve në këtë aks rrugor, për rreth 2 orë mes të proceduarve janë kreu i PD-se Lulzim Basha, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi dhe deputetë të opozitës.

Nëse akuzat vërtetohen, të proceduarit rrezikojnë dënime nga gjobë deri në 3 vite burg. Gjithashtu, u proceduan penalisht 4 shtetas për veprën penale “Ndotja e ajrit” pasi gjatë zhvillimit të tubimit kanë djegur në rrugë disa goma. U proceduan penalisht edhe disa persona për pjesëmarrje aktive ne tubim.

Të këshilluara

“T’i gëzohesh pensionit në Shqipëri”

Komuniteti i pensionistëve italianë në Shqipëri po shkon drejt rritjes, shkruan Nicola Pedrazzi i ”Osservatorio Balcani e Caucaso”. Për të kuptuar këtë fenom...

21:43

ide

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI