Flash

Raporti i Bankës: Thellohet pabarazia në Shqipëri!

Lapsi.al 8 April 2018
Raporti i Bankës: Thellohet pabarazia në Shqipëri!

3.7% e depozituesve në bankat shqiptare kanë më shumë se gjysmën e parave. Pabarazia në Shqipëri në fund të vitit 2017-ë është thelluar më shumë, sipas raportit të dërguar në Kuvend nga Agjencia e Sigurimit të Depozitave.

Kjo shifër individësh që kanë para në banka, zotëron një pasuri në nivelin e 5.3 miliardë dollarëve, në kohën që kursimet në banka janë rritur me ritëm të ulët, vetëm 0.8% krahasuar me një vit më parë. Mesatarja shumëvjeçare e shtimit të depozitave në banka është 6.3%.

Në total janë 92 mijë individë që kanë më shumë se gjysmën e pasurisë, ndërsa pjesa tjetër afro 2 milionë e 300 mijë depozitues ndajnë tortën e 3.9 miliardë dollarëve.

Gjithsej, vlera e depozitave në sistemin bankar në Shqipëri arriti në 9.2 miliardë dollarë.

Në 2016-n, 4% e individëve zotëronin 45% të totalit të depozitave, vlera e të cilave arrinte në 5 miliardë dollarë.

Ndërsa një studim i Bankës së Shqipërisë konstatoi se normën më të madhe të rritjes së kursimeve e kanë patur llogaritë e bizneseve, ndërsa 10 depozituesit më të mëdhenj zinin 6.1% të totalit të llogarive.

Tv Klan

Të këshilluara

Vazhdon masakra mjedisore në Mat

Ndonëse e ndaluar me ligj, këto kamionë vijojnë të marrin inerte nga shtrati i lumit Mat, në zonën e Milotit. Këto pamje janë xhiruar nga banorë të zonës të sht...

17:11

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI