Flash

U procedua penalisht, reagon Basha: Nuk na arrestoni dot

Lapsi.al 8 April 2018
U procedua penalisht, reagon Basha: Nuk na arrestoni dot

Për Lulzim Bashën, procedimi penal i tij dhe deputetëve opozitarë nga Policia e Shtetit është një veprim qesharak.

Në një prononcim për mediat, Basha u shpreh se e kishte për nder që procedohej për një kazuë të tillë.

“Veprim qesharak i hetuesit Rama–Marku, që ekzpozon për fat të keq atë që e kemi paralajmëruar me kohë. Kjo është faza e fundit e autokracisë, ku grumbullohen të gjitha pushtetet. Unë e kam për nder që të procedohem penalisht bashkë me qytetarët që janë ngritur në një protestë legjitime, për të mbrojtur 11kuksianët e arrestuar padrejtësisht. Mbahen aty sepse janë ngritur kundër një faji të pranuar të Edi Ramës për vendosjen e traut dhe tarifës në Rrugën e kombit. Beteja do të vazhdojë dhe askush prej nesh nuk trembet nga ky vendim qesharak të hetuesisë politike Rama-Marku. Ndaj i bëj thirrje qytetarëve të vazhdojmë rrugën që kemi nisur. Nuk na arrestojnë do të gjithëve.”, - përfundoi Basha.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI