Flash

Procedohen 23 persona që iu bashkuan mosbindjes civile

Lapsi.al 8 April 2018
Procedohen 23 persona që iu bashkuan mosbindjes civile

Policia ka proceduar 23 persona, të cilët ditën e enjte bllokuan aksin Mamurras-Milot, duke iu bashkuar mosbindjes civile që u zhvillua edhe në tre rrugë të tjera paralelisht.

Policia njofton se këto persona po hetohet për veprat penale "Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime të paligjshme", "Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit, "Prishja e qetësisë publike", "Ndotje e ajrit" etj.

NJOFTIMI I POLICISë: 

Në lidhje me protestën e zhvilluar më datë 05.04.2018, ora 10:00 -12:25 , në afërsi të kryqëzimit të Kosoves, në aksin rrugor Mamurras – Milot, Njësia Administrative Milot Bashkia Kurbin, nga Komisariati i Policisë Kurbin në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, janë referuar materialet hetimore për fillimin e proçedimeve penale për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme “ “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” “Prishja e qetësisë publike” të kryera në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 262-25, 293-25 dhe 274 -25 të Kodit Penal , për 23 organizatorët. Konkretisht për shtetasit : F.N. 47 vjeç banues në Tiranë , N.M. 53 vjeçe banuese në Tiranë, V.T. 56 vjeç banues në Tiranë , A.B. 43 vjeç banues në Tiranë, A.F. 50 vjeç banues në Tiranë, B.S. 42 vjeç banues në Tiranë P.S. 47 vjeç banues në Bulqizë, L.M. 40 vjeçe banuese në Lezhë , Xh.Gj. 55 vjeç banues në Tiranë , L.L. 59 vjeç banues në Shkoder, A.D. 48 vjeçe banuese në Tiranë , A.Z. 48 vjeç banues në Tiranë,R.Ç. 56 vjeç banues në Shkoder, Gj.U. 59 vjeç banues në Shkoder, V. A. 43 vjeçe banuese në Shkodër, B.Sh. 39 vjeç banues në Kukës, N.R. 53 vjeç banues në Burrel, B.Ç. 52 vjeç banues në Burrel, B. D. 48 vjeç banues në Tropojë, B.H. 54 vjeç banues në Milot, P.M. 50 vjeç banues në Lezhë, E.R. 24 vjeçe banuese në Laç, Z.H. 57 vjeç banues në Shkodër

Njëkohësisht, u proceduan penalisht edhe 3 shtetas për veprat penale “ “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme “ “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit “, kryer në bashkëpunim , dhe “Prishje e qetësisë publike” “Ndotja e ajrit “të parashikuar nga nenet 262-25, 293-25, 201 dhe 274 të Kodit Penal , pasi gjatë zhvillimit të tubimit , kanë djegur në rrugë disa goma. Ata janë : G.S. 16 vjeç banues në Kurbin , D.C. 16 vjeç banues në Kurbin, K.B. 16 vjeç banues në Laç. Gjithashtu, po në lidhje me protestën , janë proçeduar edhe disa persona të tjerë për pjesëmarrje aktive.

Materialet proceduriale u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin , për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI