Flash

PD i përgjigjet ashpër Taulant Ballës: Lolo qesharak që vetëm shpif

Lapsi.al 7 April 2018
PD i përgjigjet ashpër Taulant Ballës: Lolo qesharak që

Partia Demokratike i është përgjigjur akuzave të bëra nga kreu i grupit parlamentar demokrat Taulant Balla në një takim në Elbasan. Balla ka ironizuar mbi mosbindjen civile të opozitës duke u shprehur se kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nuk paguan faturën e ujit të pijshëm nga shtatori i 2017.

Por në reagimin e Partisë Demokratike këto deklarata konsideron shpifje dhe mashtrime.

“Taulant Balla ka shpifur dhe mashtruar sot kundër Lulzim Bashës. Është një lolo i vogël që Edi Rama përdor çdo ditë për të mashtruar njerëzit që ata të mos mendojnë për Saimir Tahirin, Agron Xhafajn, Damian Gjiknurin, Vangjush Dakon.

Regjimi i banditëve në pushtet mund të mbahet në këmbë vetëm me shpifje, mashtrim dhe manipulim, sepse e vërteta i rrëzon dhe do t’i rrëzojë. Atëherë shqiptarët do të clirohen dhe argëtohen me fundin qesharak të lolove si Balla” - thuhet në reagimin e PD-së. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Të shtëna me armë në Lezhë

Të shtëna me armë ka patur mesditën e sotme në qytetin e Lezhës. Nga të dhënat e para mësohet se një polic ka ndaluar një person për t’i kontrolluar dokumentat ...

15:58

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI