Flash

Tiranë, arrestohet i riu që shpërndante kokainë në zonën e 'Freskut'

Lapsi.al 7 April 2018
Tiranë, arrestohet i riu që shpërndante kokainë në

Policia e Tiranës finalizoi me sukses operacioni antidrogë i koduar ”Fresku”, ku për pasojë një person u vu në pranga, ndërsa u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 70 doza lëndë narkotike e dyshuar "Kokainë". Emra Dashi, 25 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Shfrytëzim Prostitucioni”, u arrestua pasi ky shtetas kryente aktivitet të kundraligjshëm të shitjes së lëndëve narkotike të forta të llojit “Kokainë” në doza të vogla personave të ndryshëm në zonat e Freskut, Xhamllikut dhe Porcelanit.

Në momentin e ndalimit nga shërbimet e Policisë në rrugën e "Dibrës" pranë një lokali, gjatë kontrollit fizik dhe në banesë i janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale rreth 70 doza lëndë narkotike e dyshuar Kokainë.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”, parashikuar nga neni 283, i Kodit Penal.

Të këshilluara

Të shtëna me armë në Lezhë

Të shtëna me armë ka patur mesditën e sotme në qytetin e Lezhës. Nga të dhënat e para mësohet se një polic ka ndaluar një person për t’i kontrolluar dokumentat ...

15:58

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI